Rast i rëndë në Kaçanik: Arrestohet i mituri nën dyshimin për dhunim të një të miture

Një i mitur është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunim”. Rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari dhe viktima janë të mitur dhe shtetas të Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur.…

Lajme

12/11/2026 09:09

Një i mitur është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunim”.

Rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari dhe viktima janë të mitur dhe shtetas të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me të miturit e përfshirë. /Lajmi.net/