Rrahje e therje me thika në mes 9 të miturve në Gjilan, dy prej tyre dërgohen në spital

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me një therje me thikë që ka ndodhur dje në mes të disa nxënësve në Gjilan. Rrahja në mes të miturve dyshohet të ketë qenë në mes nëntë personave. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka konfirmuar se si pasojë e përdorimit të mjeteve të…

Lajme

12/11/2026 09:09

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me një therje me thikë që ka ndodhur dje në mes të disa nxënësve në Gjilan.

Rrahja në mes të miturve dyshohet të ketë qenë në mes nëntë personave.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka konfirmuar se si pasojë e përdorimit të mjeteve të ftohta, dy meshkuj të mitur kanë pësuar lëndime trupore, njëri është dërguar në Spitalin Rajonal, ndërsa tjetri në QKUK. Deri me tani janë arrestuar dy të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë./Lajmi.net/