Rashiti: Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike në mënyrë negative
Korab Rashiti, deputet i Kantonit të Bernit, ka dal me një reagim sa i përket konferencës së djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit e tërhoqi kërkesën e saj nga Kushtetuesja me pretendimin se çështja iu kishte dhënë një gjyqtari serb, Radomir Laban, që ajo tha se ai shihet si rrezik kombëtar.…

Lajme
Korab Rashiti, deputet i Kantonit të Bernit, ka dal me një reagim sa i përket konferencës së djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit e tërhoqi kërkesën e saj nga Kushtetuesja me pretendimin se çështja iu kishte dhënë një gjyqtari serb, Radomir Laban, që ajo tha se ai shihet si rrezik kombëtar.
Rashiti e kritikoi Osmanin duke thënë se po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik, transmeton lajmi.net
“Vjosa Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik. Po hyn tani në një angranazh politik nga i cili vështirë se do të dalë fitimtare në kujtesën politike të Republikës së Kosovës.”, tha ai ndër të tjera në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik
Po hyn tani në një angranazh politik nga i cili vështirë se do të dalë fitimtare në kujtesën politike të Republikës së Kosovës.
Shpeshherë, ajo dhe kabineti i saj kanë ditur t’i përdorin me finesë narrativat e komunikimit dhe veprimit politik. Por që nga dje, me tërheqjen e kërkesës së saj nga Gjykata Kushtetuese, për arsye të paqarta dhe pa ndonjë provë të qartë e me substancë, Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike në mënyrë negative.
Aleanca Osmani–Kurti mbetet aktuale, dhe presidentja po përpiqet ta luajë rolin e saj në heshtje. Por më mirë do të ishte të qartësonte synimet e saj reale dhe, mbi të gjitha, të ndalonte së thëni gjysmë të vërteta – ose, nëse preferoni, gjysmë të rrejshme./lajmi.net/