Rashiq thotë se do e votojnë Limajn për kryeparlamentar nëse është i propozuar
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq deklaroi se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se nuk ka informacione që nuk do të jetë sërish ministër për Komunitete dhe Kthim. Para fillimit të seancës, e cila përpjekje e 23-të…

Lajme
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq deklaroi se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se nuk ka informacione që nuk do të jetë sërish ministër për Komunitete dhe Kthim.
Para fillimit të seancës, e cila përpjekje e 23-të për konstituim të kuvendit, Rashiq tha se ka gatishmëri të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që ai të jetë pjesë e qeverisë.
“Hera e parë që po dëgjojë… Nuk kemi biseduar [Albin Kurtin], përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave”, deklaroi ai.
Deputeti Rashiq tha se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuar për kryeparlamentar.
“Deri në këtë moment jo [se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për parlamentar]… Po, po [do e votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar]. Sepse siç thash pak më herët përgjegjësia është koncepti ku duhet të pranoni se ka një shumicë që ka e procesin e konstituimit dhe unë me vite njihem me Limajn personalisht sepse hera e parë kur kemi qenë në qeveri së bashku ka qenë 2007, gati 18 vjet gati. Prandaj, nuk kam asnjë kundër”, shtoi ai.