Rashiq: Serbët e Kosovës humbës nga Marrëveshjet e Brukselit

Marrëveshjet e Brukselit nuk kanë sjellë rezultate konkrete, e as jetë më të mirë për serbët. Asociacioni i Komunave Serbe, i dizajnuar, menaxhuar e udhëhequr nga Beogradi e jo nga serbët e Kosovës, nuk do të sjellë përfitime për serbët që jetojnë dhe mendojnë të vazhdojnë edhe më tej jetën e tyre në shtetin e Kosovës.

Lajme

12/09/2015 16:31

Kështu tha në një intervistë për KosovaPress ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe lideri i Partisë Progresiste Serbe Nenad Rashiq.

Rashiq në këtë intervistë deklaroi se në rast se kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi nuk iu pengon thënia “ Kosova dhe Metohia”, që përdoret shpeshherë nga pjesëtarët e Listës Serbe, një gjë e tillë më së paku do të duhej ta pengonte dhe e pengon atë.

Për Rashiqin edhe pse Prishtina zyrtare e edhe Beogradi zyrtar kanë shpallur fitoren pas Marrëveshjeve të fundit në Bruksel, ata që më së shumti humbën nga këto marrëveshje apo që nuk fitojnë fare janë serbet lokal të Kosovës, apo siç i quan Rashiq “serbët autoktonë”.

“Nga ana politike edhe ose u dashtë q ë të krijohet një dizajnim te serbët e Kosovës, duke stimuluar serbët autoktonë , shpesh po përdorë fjalën autokton, që nënkupton ata që po jetojnë këtu, dhe ata që kanë jetuar këtu dhe ata që po planifikojnë të jetojnë këtu.

“ Kjo nuk ka arritur, përkundrazi mbetet një ndikim politik i cili do të vazhdojë të jetë nga institucione të cilat nuk janë prej Kosovës, nuk janë në mënyrën burimore nga Kosova dhe kjo në mënyrë afatgjate bën që serbët të humbin, sepse krejt palët në marrëveshjen e Brukselit kanë shpallur fitoren përveç ne të cilët në të vërtetë jemi arsye pse realizohen bisedimet e Brukselit… Niveli politik prapë përveç një niveli të mbikëqyrjes shtesë siç formohet , nuk shoh asnjë përfitim tjetër”, tha Rashiq.

Mospërfshirja e serbëve lokalë në dizajnimin e formës, në mënyrën se si do të funksionojë dhe strukturohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, shpërfaq ndikimin e paktë që kanë serbët dhe partia e Rashiqit në këtë bashkësi të komunave. Sipas tij është bërë neglizhencë e madhe ndaj serbëve lokalë nga ana e institucioneve të Kosovës, të cilat në vend se të konsultohen me ta, i janë drejtuar Beogradit , gjë e cila më pas bëri faktor edhe Listën Serbe në institucionet e Kosovës.

“Kjo tash na ka sjellë në pozitë kur kemi një përfaqësim të shumicës së deputetëve në parlament që janë lojalë , njerëz të cilët mendojnë me kokën e Beogradit, njerëz të cilët ndikohen në formën kur ata do ta respektojnë krejt çka urdhëruar nga një individ tjetër, dhe kjo prapë nuk është përfaqësim autokton i serbëve të Kosovës dhe kjo na ka sjell në pozitë ku nuk kemi mundur të ndikojmë, apo ndikimi që kemi ne si Partia Progresive Demokratike është shumë i vogël se sa ndikimi që kanë këta me votat që janë diskutabile. Krejt kjo na ka sjell në formën kur niveli apo rëndësia tek serbët e Kosovës është minimalizuar dhe nuk kemi mundësi të bëjmë ndërhyrje ofenzive në krejt këto marrëveshje të Brukselit, apo marrëveshjet e fundit që kemi pasur”, tha Rashiq.

Integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës shpeshherë është varur nga interesimi që kanë shfaqur institucionet e Kosovës për integrimin e tyre, ndonëse sipas Rashiq edhe serbët e mbajnë një pjesë të fajit për këtë. Sipas tij është absurde të shihet se si tani në vend të atyre që duan të integrohen në jetën politike e sociale në vend, me komunat me shumicë serbe udhëheqin ata që ishin kundër regjistrimit të serbëve si pjesë e popullsisë së Republikës së Kosovës.

“Për mospjesëmarrje të institucioneve mund të fajësohen ndoshta në një nivel që nuk kanë qenë me kohë të integruar por shumicën e fajit , bie ndaj institucioneve jo vetëm të Prishtinës por edhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilat prapë nuk kanë bërë krejt çka ka qenë e duhur në atë moment për një integrim të kompletuar të serbëve të Kosovës. Kjo mbetet ende një sfidë… Është absurde që tash të keni në pushtetet në komuna serbe bash ata persona që kanë qenë kundër dhe kanë lobuar kundër regjistrimit të popullsisë serbe në sistemin kosovar”, tha Rashiq.

E për mospërfilljen e Listës Serbe ndaj institucioneve, simboleve shtetërore dhe shpeshherë referimit të Kosovës si “Kosova dhe Metohia”, Rashiq tha se në rast se kjo nuk i pengon kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi, atëherë atë më së paku e pengon një fjalor i tillë e bashkëkombësve të tij.

“Për këtë duhet ta pyetni kryeministrin, zëvendëskryeministrin se a i pengon ajo gjuhë apo jo. Nëse nuk iu pengon atyre, mu më së paku mundet me më penguar një fjalori i përfaqësuesit serb”, tha Rashiq.

Rashiq ka folur edhe për punën e tij si ministër, duke thënë se gjatë dy mandateve të tij ka arritur të bëj ligjin për pensionet, ligjin e punës, atë për skemat sociale, për grevat, organizimin sindikal, e dokumente të tjera që sipas tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Kosovës dhe të disa prej kategorive më të ndjeshme të shoqërisë kosovare.

Lidhur me vërejtjet e Auditorit të Përgjithshëm se ish- ministri Rashiq kishte nënshkruar pagesën për një biletë të aeroplanit pë r dikë që nuk kishte qenë pjesë e stafit të kësaj ministrie, Rashiq thotë se nuk është në dijeni për këtë, dhe se nuk i kujtohet që ka ndodhur një gjë e tillë, ndonëse kishte lexuar në mjetet e informimit për këtë çështje.

Rashiq ka folur edhe për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura të Kosovës, për çka tha se ai disa herë ka shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje se është i gatshëm të diskutojë. Por se a do të votojë ai në momentin kur pritet ky shndërrim, Rashiq ka thënë se ka ende kohë për një vendim të tillë.

“Një votë një deputet nuk mund të vendoset sa i përket formimit të ushtrisë. Atëherë nuk mendojnë derisa nuk është koha ta mendoj a ta votoj apo nuk ta votoj., Tash në këtë moment me siguri që një votë nuk vl en apo nuk mund të rregulloj asgjë”, tha Rashiq.

Në fund Rashiq ka komentuar edhe marrëveshjen për Policat Kufitare, marrëveshje kjo, e cila sipas tij nuk është prezantuar në formë të duhur dhe korrekte nga ana e Prishtinës zyrtare.

Kjo marrëveshje me gjithë kundërshtimet brenda Kosovës , duke udhëtuar vetëm me targat KS e jo RKS, dhe me ato provuese ndihmon dhe ua lehtëson qarkullimin serbëve dhe shqiptarëve që kanë marrëdhënie tregtare, biznesore, e çfarëdo tjetër në mes vete