Rashiq flet për audio-inçizmet që iu publikuan: Janë të pavërteta

Nënkryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, në një konferencë për media, foli rreth audio-inçizimeve të publikuara në një medium, ditëve të fundit. Rashiq ka treguar se si rrjedhi çështja e këtyre inçizimeve. “Më 24 korrik të këtij viti, një person nga Serbia i ka thirrë tre bashkëpunëtorët e mi të afërt. Ky…

Lajme

10/10/2025 14:05

Nënkryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, në një konferencë për media, foli rreth audio-inçizimeve të publikuara në një medium, ditëve të fundit.

Rashiq ka treguar se si rrjedhi çështja e këtyre inçizimeve.

Më 24 korrik të këtij viti, një person nga Serbia i ka thirrë tre bashkëpunëtorët e mi të afërt. Ky person është paraqitur paraqitur para bashkëpunëtorëve të mi si informator i BIA-s dhe në mënyrë decidive ose ultimatum, u ka thënë që të vijnë në Beograd për të mirën e tyre, sic u ka thënë ai.

Atë ditë ka qenë e enjte dhe takimi është caktuar për të shtunën. Zëri me të cilin i është drejtuar ka qenë kërcënues dhe urdhërues.

Sigurisht që askush prej bashkëpunëtorëve të mi nuk i është përgjigjur kësaj thirrje.

Pas kësaj, dikur kah fillimi i gushtit, ky numër i njëjtë u ka dërguar bashkëpunëtorëve të mi një porosi, nuk keni dashtë të bashkëpunojmë dhe tash e tutje ne për ju do t’i shfaqim në publik disa gjëra kompromentuese për ju” – ka thënë Rashiq.

Ai ka thënë se ‘askush nuk e mori seriozisht këtë punë”, megjithëse ‘kishte informacione që nga gushti se disa nga redaksitë i kishin këto inçizime’.

Kosova është e vogël sic e dini, ju të gjithë e kemi një shok apo mik të një miku, disa portale i kanë marrë të ashtuquajtura incizime. Ne nuk e kemi marrë atë punë seriozisht sepse kjo ka ndodhë disa herë ndaj nesh.

Por kam dëgjuar se dikur nga gjysma e muajit gusht, disa nga redaksitë i kanë marrë këto incizime. Unë menjëherë i kam lajmëruar organet përgjegjëse për këtë punë. Nuk e kemi marrë askush seriozisht.

Por këto 10 ditët e fundit, një portal ka publikuar këto incizime, që janë të montuara.

Nëse ju kujtohet edhe në shkurt kemi pasë probleme të ngjashme. Atëherë mi kanë bllokuar të dy llogaritë në Facebook dhe kanë publikuar aty disa gjëra.

Sikur atëherë edhe kësaj here, dy javë para zgjedhjeve është bërë e njëjta gjë”, ka thënë Rashiq.

“Organet kanë hetu prej fillimit, por pasi nuk ka ndodhë asgjë, nuk kanë ndërmarrë asgjë. Kur ka ndodhë herën e parë kjo ka ndodhë nëse nuk gaboj të hënën, unë e kam thirrë një konferencë për media bash për këtë arsye. Por të njëjtin organ kompetent më kanë lutur ta shtyj konferencën për shkak të hetimit.

Por kur ka ndodhë ajo, kam shku e kam paraqitë rastin sikur çdo qytetar në polici” – tha ai.