Rashiq: Adresa ime e parë është Kurti, por i hapur edhe për opozitën
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, por ai ka thënë se nëse shterën të gjitha opsionet që Kurti të zgjidhet kryeministër ai tha se…

Lajme
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, por ai ka thënë se nëse shterën të gjitha opsionet që Kurti të zgjidhet kryeministër ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim edhe me partitë opozitare.
‘’VV-ja është partia më e madhe në Kosovë dhe pothuajse i kanë marrë gjysmën e numrit të deputetëve të cilët janë me numrin e shqiptarëve, kështu që ky është si parim se adresa e parë e imja të jetë partia më e madhe. Në bazë të eksperiencës sime politike unë e shoh se ka një potencial për bashkëpunim edhe më të thellë edhe më të frytshëm dhe bazuar në këtë adresa e parë do të jetë zoti Kurti. Por, është normale sikurse kam thënë edhe më herët pas 20 vjetëve eksperiencë që kamë në politikë unë njihem personalisht me shumicën e kryetarëve të partive çoftë deputetë të partive, kështu që normale që kam komunikime me ta, jo në aspektin zyrtar por në aspektin privat dhe nëse në një moment ndodh që të bisedohet me partitë e tjera normale që jemi të hapur pasi që çdo takim nuk do të thotë konfirmim. Çdo takim është që të analizohet çka mund të jetë bashkëpunimi. Por, konsideroj se paria më e madhe e vendit e ka autoritetin e parë politik dhe ne si parti të vogla së pari duhet të bisedojmë me ta. Nëse shargohen krejt opsionet ku zoti Kurti do të jetë kryeministër, normale që unë njohëm personalisht edhe me të gjithë kryetarët e partitë politike dhe nuk është asnjë problem që mund të ulemi të bisedojmë për bashkëpunim. Sepse prej fillimit të karrierës sime politike kam qenë konstruktiv. Nuk kam asnjë problem personal me asnjë prej përfaqësuesve të partive politike”.
Ministri Rashiq nuk është optimist që më 15 prill mund të formohet Qeveria e re.
‘’Besoj se shumë herët është të konstatohet një gjë e tillë sepse unë jam i mendimi edhe pse zoti Kurti po përpiqet që të krijohet Qeveria sa më shpejtë që është e mundshme, por prapë unë nuk jam shumë optimist se mund të ndodhi që 15 prill të kemi Qeverinë e re sepse konsideroj se nuk kemi nevojë për kaq shumë nguti. Mirë është që të formohet sa më shpejtë, por unë jam besimit më së shumti që ajo Qeveri që formohet nëse unë jam pjesë e saj që të jetë stabile. Konsideroj se jemi në një situatë ku duhet ta tregojmë seriozitetin, profesionalizmin e po ashtu qëndrueshmëri politike ku të gjithë faktorët ndërkombëtar siç e dini edhe ju po thonë se po na duhet një partner i fuqishëm i cili është stabil me të cilin mund të bashkëpunohet në një afat prej 3-4 viteve, prandaj këto sugjerime që po na vijnë nga BE-ja duhet t’i marrim me seriozitet sepse të gjithë e kemi cakun final në BE kështu që duhet të jemi në harmoni me kërkesat që kanë ata. Jam për bashkëpunim afatgjatë dhe serioz sepse nuk kemi më kohë të humbim”.
Duke folur për një takim që ka zhvilluar me kryeministrin në detyrë për formimin e institucioneve, ministri Rashiq ka thënë se presin nga Qeveria e re fuqizim të komuniteteve.
‘’Brenda institucionit ka kapacitetet që mund të përdoret një fuqizim shtesë të komuniteteve sa i përket integrimit, sa i përket sfidave që i kemi në veri, sa i përket elementeve ekonomike që shkojnë në interes të komuniteteve. Pajtimi jonë ka qenë që ka kapacitete, ka mundësi por duhet t’i përdorim pak ma më përkushtim. Shtyrja përpara e agjendës Evropiane nënkupton dialogun, marrëveshjet të cilat duhet të zbatohen, por po pajtohem me zotin Kurti kur tha se duhet të ketë një pako që duhet të aprovohet në një mënyrë të cilën e parasheh edhe marrëveshjen e Ohrit dhe po ashtu edhe të Asociacionit që është një prej pjesëve të marrëveshjeve që kemi bërë”, ka thënë ai për RTV21.
Por, sipas ministrit Rashiq partitë politike duhet të përjashtojnë opsionin për zgjedhje të jashtëzakonshme.
‘’Konsideroj se zgjedhjet e reja janë opsion më së paku të mundura sepse është normale është vështirë që në Ballkan tek ne të kemi dy tri herë zgjedhje brenda disa muajve dhe për këtë unë e kisha përjashtuar si opsion sepse unë konsideroj se duke nisur deputetëve dhe partive politike askush nuk dëshiron të shkoj në zgjedhje brenda gjashtë muajve. Ne kemi një hapësirë relativisht të madhe prej 15 prillit e kemi një hapësirë më së paku prej 6 muaj ku cdo opsion të mundshëm sa i përket marrëveshjeve mund të ndërtohet, prandaj unë e kisha lënë zotin Kurti që së pari ai që ta shfrytëzoj të gjitha ato opsione sepse gjithmonë ka një plan A-B-C. Zakonisht unë e di që ka një plan të tillë kështu që besoj se do të kemi një Qeveri me kryeministrin Kurti, por vetëm është në pyetje me sa vota mund ta kemi. A do të jetë një Qeveri sic tha Konjufca me një partner tjetër, kushtimisht ndoshta partneri që ka më shumë vota ose do të mbetet një formë LVV-ja me komunitete dhe ndoshta me zotin Limaj. Prandej varët prej cilëve opsioneve do të shkojmë, por jam gati i sigurt se do të kemi Qeveri të re brenda 2 muajve maksimumi”.
Duke komentuar refuzimin e partive opozitare për bashkëpunim me Vetëvendosjen, ministri Rashiq tha se partitë politike duhet ta kenë parasysh përgjegjësitë që kanë ndaj Kosovës.
‘’Është një shprehje popullore se ne e kemi gjakun e nxehtë sepse gjatë cdo procesi zgjedhor, pas zgjedhor ne politikanët për shkak të gjakut në nxehtë i bëjmë do deklarata të cilat nuk janë standarde. Unë besoj se së pari duhet të qetësohemi, kur të ulemi në tavolinë besoj se me shumicën vendoset cdo gjë demokratike. Unë e kisha lënë edhe pak hapësirë aty që çdo parti politike të analizojnë edhe më mirë se çka po na pret dhe çfarë është përgjegjësia në këtë moment”.
Ministri Rashiq tha po ashtu se as gjuha e Kurtit nuk ka qenë adekuate kur i është referuar përfaqësuesve të opozitës si “hajvana”.
‘’Nuk kemi pasur një diskutim të tillë dhe unë personalisht nuk jam njeri i cili përdor këto terma dhe besoj se kjo është një përgjegjësi individuale. Kjo është bazuar në një reagim apo një shprehje e cila nuk ka qenë më adekuatja në atë moment, por megjithatë bartësi i shprehjes është zotri Kurti kështu që çka do që konsideron ai që është adekuate në këtë rast ja kërkim falja, ja diçka tjetër unë nuk kisha pas problerim nëse dikush prej nesh sepse sikurse cdo njeri edhe politikanët gabojnë, dhe nëse kërkojmë falje nganjëherë kjo nuk është dramatike’’.