Rashfordit mund t’i ndalohet të luajë për Barcelonën – del në pah skenari i tmerrshëm

Marcus Rashford mund të pengohet të luajë për Barcelonën përpara transferimit të tij nga Manchester United. Gjigantët e La Ligas kanë rënë dakord të mbulojnë pagën e 27-vjeçarit gjatë gjithë huazimit njëvjeçar, pasi ai pranoi një ulje page prej 25 për qind.  Rashford pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, por mund të pengohet të luajë…

Sport

21/07/2025 23:54

Marcus Rashford mund të pengohet të luajë për Barcelonën përpara transferimit të tij nga Manchester United.

Gjigantët e La Ligas kanë rënë dakord të mbulojnë pagën e 27-vjeçarit gjatë gjithë huazimit njëvjeçar, pasi ai pranoi një ulje page prej 25 për qind. 

Rashford pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, por mund të pengohet të luajë për blaugranasit në sezonin 2025/2026. 

Barcelona u drejtua nga Rashford pasi dështoi të nënshkruajë me Nico Williams, me presidentin e La Ligës, Javier Tebas, që deklaroi se transferimi i yllit të Athletic Bilbaos dështoi për shkak se klubi nuk mund të garantonte regjistrimin e tij. 

Dhe Rashford është paralajmëruar se mund të përballet me një çështje të ngjashme sapo të kompletohet kalimi i tij te Barça. 

“Ai po pranon një ulje page për ta bërë këtë të ndodhë, por sërish nuk ka garanci, të paktën nëse i beson fjalëve të Javier Tebas, presidentit të La Ligas, që Barcelona do të mund ta regjistrojë atë për momentin”, tha ai fillimisht për Trans Europe Express. 

“Kjo është diçka që duhet ta kemi nën vëzhgim, si me çdo transferim të Barcelonës. Kjo ishte arsyeja pse Nico Williams hoqi dorë nga marrëveshja”. 

“Rashford nuk ka shumë opsione, pjesërisht për shkak të pagës së tij, pjesërisht për shkak të dy sezoneve zhgënjyese, edhe pse tregoi shkëndija të formës së tij të vjetër me Aston Villan”.