Rashford po e mendon largimin – PSG e dëshiroi edhe gjatë merkatos së kaluar

Sipas raportimeve nga dita e djeshme, Marcus Rashford është duke menduar opsionin e largimit nga ‘Old Trafford’.

Sport

08/03/2022 08:22

Lojtari anglez nuk ka gjetur hapësirat e tij në formacionin e Ralf Rangnick dhe kjo ka rritur pakënaqësitë tek ai.

Rashford lidhet tashmë me një largim të mundshëm, dhe si alternativë për të shihet skuadra e Paris Saint Germain.

Fabrizio Romano zbulon se për Rashford gjatë verës së kaluar ka pasur interesim pikërisht nga PSG dhe kjo rrit gjasat që ata të tentojnë përsëri.

Rashford shihet si i vetmi që mund të zëvendësojë Kylian Mbappe, sipas krerëve të PSG.

Kontakte të reja mes palëve nuk ka pasur akoma, për PSG pritet të pyesin përsëri për sulmuesin anglez. /Lajmi.net/