Raportohet se një veturë ka rënë në lumin Llap, publikohen pamjet
Është raportuar për një aksident të dielën, ku sipas mediumit lokal “Llapi.info”, një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Llap. Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por akoma nuk ka përgjigje. Mediumi lokal ka publikuar edhe pamje të veturës së rënë në lumë.