Raportohet se Luana Vjollca ndahet nga Krenar Çoçaj por ja ç’thonë të afërmit e dyshes

U bë shumë kohë që në media përflitet shumë se Luana Vjollca është në një lidhje dashurie dhe se ishte ai që e shoqëroi edhe në dasmën e motrës së saj, Marinës.

ShowBiz

09/02/2018 23:29

Krenar Çoçaj është mashkulli që ka bërë për vete moderatoren Vjollca dhe anasjelltas Luana atë.

Edhe pse Luana dhe Krenari nuk janë prononcuar ne media si të lidhur, këtë gjë e dinë të gjithë vetëm se Luana dëshiron që disa gjëra të ngelen vërtet private edhe pse vështirë të ndodh kjo gjë.

Por sot në median shqiptare u përfol se së fundmi dyshja kanë patur një krisje në marrëdhënien e tyre. Por të afërmit e çiftit kanë thënë për “Express” se Luana dhe Krenari vazhdojnë lidhjen, madje dyshja po shijojnë pushimet së bashku në St.Moritz.

a0045d920669274970fbc23c506d58e3_L.jpg