Raportohet se ka vdekur njëri nga të plagosurit në Prishtinë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë plagosur dy persona. Njëri nga të plagosurit, raportohet se ka ndërruar jetë. Lajmi.net po provon ta konfirmoj nga QKUK, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Lidhur me gjendjen shëndetësore të tij pak më parë nga QKUK-ja thanë se ai…

Lajme

25/03/2025 23:48

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë plagosur dy persona.

Njëri nga të plagosurit, raportohet se ka ndërruar jetë.

Lajmi.net po provon ta konfirmoj nga QKUK, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të tij pak më parë nga QKUK-ja thanë se ai ka pësuar plagë të rënda.

“I plagosuri është ne gjendje të rëndë shëndetësore, plagët i ka në pjesën e gjoksit, aktualisht gjendet ne reanimacion. Për momentin është sjell vetëm një person”, ka deklaruar Agron Çitaku, përgjegjës i kujdestarisë së sotme në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare.

Ndërkaq, viktima tjetër raportohet të ketë pësuar plagë të lehta në këmbë.

Në lidhje me të shtënat me armë zjarri, lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.