Raportohet se ish-Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në Shkup

Raportohet se ish-Ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është ftuar nga policia atje për t’u marrë në pyetje, pas tragjedisë së Koçanit ku 59 persona humbën jetën nga zjarri në një klub nate, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plaguar. Kështu raportoi RTV21 i Maqedonisë së Veriut. Çështja për të cilën po merret Bekteshi…

Lajme

16/03/2025 19:59

Raportohet se ish-Ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është ftuar nga policia atje për t’u marrë në pyetje, pas tragjedisë së Koçanit ku 59 persona humbën jetën nga zjarri në një klub nate, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plaguar.

Kështu raportoi RTV21 i Maqedonisë së Veriut.

Çështja për të cilën po merret Bekteshi në pyetje ka të bëjë me licencën falso me të cilin kishte operuar klubi i nates “Pulse” e cila thuhet të jetë lëshuar përmes veprimeve korruptive të ish-zyrtarëve të kësaj ministrie.

15 persona thuhet të jenë arrestuar ndër 20 të dyshuar, ku në mesin e të arrestuarve ka dhe ish-zyrtarë shtetërorë si ish-sekretarë dhe drejtorë të kësaj ministrie.