Raportohet se i riu që dyshohet se humbi jetën në Ujman ishte mërgimtar nga Suedia

Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujmanit. Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen e trupit. Për ta përshpejtuar përpjekjen, atje kanë shkuar edhe zhytësit nga jugu. Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më…

Lajme

27/07/2025 16:09

Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujmanit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen e trupit.

Për ta përshpejtuar përpjekjen, atje kanë shkuar edhe zhytësit nga jugu.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Ai, siç shkruan Mitropol, jetonte në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.