Raportohet se gazetari i DW është arrestuar në Turqi, dyshohet për ofendim të Erdoganit

Gazetari i Deutsche Welle, Alican Uludag, është arrestuar të enjten mbrëma në Turqi, nën dyshimet për ofendim të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Sipas raportimeve, ai u ndalua nga rreth 30 policë para familjes së tij, ndërsa apartamenti i tij u bastis dhe iu sekuestruan pajisjet teknologjike. Uludag akuzohet për “shpërndarje informacionesh mashtruese në publik”, “fyerje…

Bota

20/02/2026 17:25

Gazetari i Deutsche Welle, Alican Uludag, është arrestuar të enjten mbrëma në Turqi, nën dyshimet për ofendim të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sipas raportimeve, ai u ndalua nga rreth 30 policë para familjes së tij, ndërsa apartamenti i tij u bastis dhe iu sekuestruan pajisjet teknologjike.

Uludag akuzohet për “shpërndarje informacionesh mashtruese në publik”, “fyerje të presidentit” dhe “fyerje të kombit, shtetit dhe institucioneve turke”.