Raportohet se është arrestuar qytetari që konfrontoi Fitore Pacollin

Në media po raportohet se është arrestuar Hazir Hoxha, i cili dyshohet se ka ngacmuar Fitore Pacollin. Siç merr vesh Insajderi, i njëjti ka thirrur shumë herë deputeten Fitore Pacolli. Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha, po ashtu ishin përplasur keq gjatë një emisioni drejtpërdrejt.…

Lajme

30/07/2025 10:47

Në media po raportohet se është arrestuar Hazir Hoxha, i cili dyshohet se ka ngacmuar Fitore Pacollin.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha, po ashtu ishin përplasur keq gjatë një emisioni drejtpërdrejt.

 

“Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenar. Mosmë ofendo..”, ka thënë Hoxha në Tëvë1.

Tutje, Pacolli ka insistuar nëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi që i ka dhënë para atij për të dalë në publik me akuza të tilla, mirëpo Hoxha ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.