Raportohet se është aksidentuar Meriton Mjekiqi, Milaim Zeka jep detaje për gjendjen e tij: Ishim në të njëjtën veturë
Të shtunën, disa media online në Shqipëri raportuan se këngëtari dhe producenti i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë. Lajmi u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar shqetësim te fansat dhe ndjekësit e tij. Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka reaguar menjëherë për të sqaruar situatën. Përmes një videoje të…
ShowBiz
Të shtunën, disa media online në Shqipëri raportuan se këngëtari dhe producenti i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë.
Lajmi u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar shqetësim te fansat dhe ndjekësit e tij.
Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka reaguar menjëherë për të sqaruar situatën. Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Zeka tregoi se ai dhe Mjekiqi kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë gjatë aksidentit. Në mesazhin e tij, Zeka siguroi ndjekësit se të dy janë me shëndet të mirë.
“Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë dhe Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni,” tha Zeka në videon e publikuar.
Disa media më herët kishin raportuar se aksidenti ishte tepër i rëndë, por për fat të mirë duket se situata nuk ka përfunduar me pasoja serioze për Mjekiqin dhe Zekën.
Ndërkohë, Mjekiqi ende nuk ka reaguar personalisht mbi këtë incident, por fansat janë lehtësuar nga informacionet e Zekës për shëndetin e tij. /Telegrafi