Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Tiranë
Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Lajme
Pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, të cilët mësohet se kanë raportuar për zhurma të ngjashme me ato që krijohen nga qitja e armëve, efektivë të policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Deri më tani, burime policore konfirmuan për “SYRI.net” se nuk ka persona të plagosur dhe është e paqartë ende nëse ka pasur të shtëna me armë zjarri. Të njëjtat burime shtuan se po sqarohet për zbardhjen e ngjarjes.