Raportohet për incident në dasmë: Shpat Kasapi dhe vëllai i tij përfshihen në përplasje fizike me dasmorët

Raportohet se një dasmë e mbajtur në një restorant në Shkabaj është shndërruar në një episod tensioni dhe përplasjeje fizike, ku në qendër të vëmendjes u vendos këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Sipas raportimeve, Kasapi dhe vëllai i tij ishin të ftuar në aheng, por mbërritja e vonuar dhe gjendja e dehur e këngëtarit…

ShowBiz

10/08/2025 11:44

Raportohet se një dasmë e mbajtur në një restorant në Shkabaj është shndërruar në një episod tensioni dhe përplasjeje fizike, ku në qendër të vëmendjes u vendos këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Sipas raportimeve, Kasapi dhe vëllai i tij ishin të ftuar në aheng, por mbërritja e vonuar dhe gjendja e dehur e këngëtarit thuhet se kanë ndezur pakënaqësi mes palëve.

Debati me nikoqirët ka përshkallëzuar në dhunë fizike, duke përfshirë disa persona.

Gjatë incidentit dyshohet se është lënduar edhe nusja, e cila sipas burimeve mund të jetë goditur aksidentalisht nga vetë Kasapi gjatë përplasjes.

Raportohet se Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar nga tre persona. Me urdhër të prokurorit, njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas ngjarjes, këngëtari reagoi përmes rrjeteve sociale, duke thënë: “Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni lajmin. Ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”.