Raportohet për dy të plagosur në kryeqytet, njëri në gjendje më të rëndë

Një plagosje ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Kështu të paktën ka raportuar gazetari Venhar Isufi që ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, përcjell lajmi.net. Gjithnjë sipas raportimit përkatës, të plagosur kanë mbetur dy persona, njëri pak më rëndë. Redaksia jonë tashmë ka kontaktuar autoritetet relevante për…

Lajme

03/10/2023 21:30

Një plagosje ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet.

Kështu të paktën ka raportuar gazetari Venhar Isufi që ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, përcjell lajmi.net.

Gjithnjë sipas raportimit përkatës, të plagosur kanë mbetur dy persona, njëri pak më rëndë.

Redaksia jonë tashmë ka kontaktuar autoritetet relevante për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.

Ne do t’ju raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale dhe jo vetëm.