Raportimi për mjet shpërthyes në Gjakovë, policia: Nuk ishte bombë, por imitim

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, është raportuar për një mjet shpërthyes. Lidhur me rastin, për lajmi.net, është deklaruar Policia përmes zëdhënësit rajonal Sheremet Elezaj. Elezaj ka thënë se pas ekzaminimit të mjetit nga ana e njësisë së deminimit, është kuptuar se nuk bëhej fjalë për një mjet shpërthyes të vërtetë,…

Lajme

03/06/2025 12:54

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, është raportuar për një mjet shpërthyes.

Lidhur me rastin, për lajmi.net, është deklaruar Policia përmes zëdhënësit rajonal Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se pas ekzaminimit të mjetit nga ana e njësisë së deminimit, është kuptuar se nuk bëhej fjalë për një mjet shpërthyes të vërtetë, por për një imitim.

“Është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes tek stacioni i autobusëve. Lidhur me rastin, në vendngjarje ka dalë njësia për deminim e Policisë së Kosovës. Pas ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme hetimore, dhe ekzaminimit të mjetit të dyshuar është konstatuar se nuk bëhej fjalë për një mjet shpërthyes të vërtetë, por për një imitim. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj.

Teksa lidhur me këtë u deklaruan edhe nga Prokuroria e Gjakovës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore Gjakovë, është njoftuar nga ana e Policisë së Kosovës, për një mjetë të pashpërthyer, në Stacionin e Autobusëve – Gjakovë.Nga njësitet përkatëse Policore të Kosovës, mjeti është tërhequr. Prokurori i Shtetit, ka inicuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, theksohet nga Prokuroria e Gjakovës. /Lajmi.net/