Raportimi i Hysenit për punën gjashtëmujore, Aliu nga LDK: Gjilani në fund të pusit, mandat i dështuar

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Kryetari i Komunës, Alban Hyseni do të raportoj për punën e tij gjashtëmujore para qytetarëve, e për këtë ka reaguar shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu. Ai ka thënë se sipas ligjit, Kryetari i Komunës do të duhej të raportonte para Kuvendit Komunal si organi më…

Lajme

03/07/2024 10:29

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Kryetari i Komunës, Alban Hyseni do të raportoj për punën e tij gjashtëmujore para qytetarëve, e për këtë ka reaguar shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu.

Ai ka thënë se sipas ligjit, Kryetari i Komunës do të duhej të raportonte para Kuvendit Komunal si organi më i lartë në Komunë, shkruan lajmi.net.

Aliu ka thënë se ai ka zgjedh të raportoj para militantëve partiakë.

“Qytetarët kanë votuar për një kryetar i cili ka qenë dashtë të jetë parasëgjithash institucionalist dhe që ka me bashkëjetu çdo ditë me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të komunës. Të parit të ekzekutivi i është bërë shpija ujk, kurdo që mundet ikën nga Gjilani dhe Kosova, por edhe kur është në Gjilan nuk kryen punë nga zyra dhe institucioni, raporton nëpër rrugë dhe nëpër parqe. Sado që mundohet me e shmang përballjen me përfaqësuesit e popullit, dita e përballjes me qytetarin e komunës po afrohet shumë shpejt”, ka shkruar Aliu në Facebook. 
Ky i fundit e ka konsideruar këtë gjashtë-mujorësh si të dështuar, e bashkë me të edhe mandatin e Hysenit si të dështuar.
Postimi i plotë: