Raportimet se Simiq është sulmuar mbrëmë në Zveçan, Elshani: Një person ka thyer gotën, xhamat e saj kanë lënduar një tjetër

Sot në media u raportua se Igor Simiq i Listës Srpska është sulmuar mbrëmë në një lokal në Rudare të Zveçanit gjatë një feste. Mirëpo nuk dihet ende nëse këto raportime janë nga burime të sigurta. Për lajmi.net, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se se një person e ka thyer…

Lajme

25/12/2024 14:22

Sot në media u raportua se Igor Simiq i Listës Srpska është sulmuar mbrëmë në një lokal në Rudare të Zveçanit gjatë një feste.

Mirëpo nuk dihet ende nëse këto raportime janë nga burime të sigurta.

Për lajmi.net, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se se një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person tjetër gjatë një feste në Zveçan, por se nuk ka rast të hapur.

“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thy një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lëndu një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marr me intervistim të personave të involvuar”, ka thënë Elshani. /Lajmi.net/