Raporti ri për ndryshimin e klimës paralajmëron se do të ketë pasoja të rënda në SHBA

Ndryshimi i pakontrolluar i klimës do të kushtojë qindra miliardë dollarë amerikanë dhe do të dëmtojë shëndetin e njerëzve dhe cilësinë e jetës, paralajmëron një raport i qeverisë amerikane.

Bota

23/11/2018 22:40

“Rreziqet e ardhshme nga ndryshimet klimatike varen … nga vendimet e marra sot”, thotë Vlerësimi i Katërt Kombëtar i Klimës, njofton Klan Kosova.

Raporti thotë se ndryshimi i klimës “paraqet sfida në rritje për shëndetin dhe sigurinë njerëzore, cilësinë e jetës dhe normën e rritjes ekonomike”.

Paralajmërimi është në kundërshtim me agjendën e burimeve fosile të administratës Trump.

Shkenctarët kryesorë në botë pajtohen se ndryshimet klimatike janë të bëra nga njerëzit dhe paralajmërojnë se ndryshimet natyrore të temperaturës po përkeqësohen nga aktiviteti njerëzor.

Vlerësimi i klimës së SHBA-ve – i hartuar me ndihmën e shumë agjencive dhe departamenteve të qeverisë amerikane – përshkruan ndikimet e ardhshme të ndryshimeve klimatike në çdo sektor të shoqërisë amerikane, shkruan BBC.

“Me rritjen e vazhdueshme të emetimeve në normat historike, humbjet vjetore në disa sektorë ekonomikë parashikohen të arrijnë qindra miliarda dollarë deri në fund të shekullit – më shumë se produkti aktual i brendshëm bruto (PBB) i shumë shteteve amerikane,” thotë raporti.

Raporti vëren se efektet e ndryshimeve klimatike tashmë janë duke u ndjerë në komunitetet anembanë vendit duke përfshirë edhe ngjarjet më të shpeshta dhe intensive të motit ekstrem dhe klimës.

Por raporti thotë se parashikimet e katastrofës së ardhshme mund të ndryshojnë nëse shoqëria punon për të reduktuar emetimet e gazrave serrë dhe “të përshtatet me ndryshimet që do të ndodhin”.