Raporti i fundit, ka të vdekur dhe rritet numri i rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy qytetarë si pasojë e COVID-19.

Lajme

13/01/2022 14:51

Gjatë të njëjtës kohë janë konfirmuar edhe 427 raste të reja të të prekurve me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Në total numri i rasteve aktive është 2.811./Lajmi.net/