Raporti i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent: Sot 78 vatra zjarri, situata më e rënduar në Vushtrri
Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri, nga të cilat 17 mbeten ende aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse. Situata më e ndërlikuar paraqitet në komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku…

Lajme
Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri, nga të cilat 17 mbeten ende aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.
Situata më e ndërlikuar paraqitet në komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarret janë ende aktive, por nën kontroll. Në këto zona ka qëndruar sot edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, z. Metaj, i cili ka inspektuar nga afër veprimet në terren dhe ka vlerësuar përpjekjet e ekipit, transmeton lajmi.net
Agjencia u shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhur dhe bashkëpunimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës, komunave dhe qytetarëve, të cilët kanë kontribuar në menaxhimin e situatës së zjarreve.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve për të parandaluar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve./lajmi.net/