Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit, 75 akuza të reja ndaj 83 personave

75 akuza të reja të ngritura kundër 83 personave nga prokuroritë themelore në Kosovë bëhet e ditur në raportin 24 orësh të prokurorisë. Personat e paditur sipas raportit janë të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e…

Lajme

04/09/2024 12:07

75 akuza të reja të ngritura kundër 83 personave nga prokuroritë themelore në Kosovë bëhet e ditur në raportin 24 orësh të prokurorisë.

Personat e paditur sipas raportit janë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe është realizuar një (1) sekuestrim i përkohshëm.

 

Raporti i plotë bashkangjitur më poshtë:

Prishtinë, 4 Shtator 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  shtatëdhjetë e pesë (75) aktakuza, kundër tetëdhjetë e tre (83) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe është realizuar një (1) sekuestrim i përkohshëm.

 

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dyzet e dy (42) aktakuza, kundër dyzet e tre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4)  aktakuza, kundër katër (4)  personave,  për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit është realizuar një (1) sekuestrim i përkohshëm, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur  dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar.———————————————————————————————————-

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

42-43 4-5 6-8 7-8 4-4 4-4 8-11 75-83
Ndalimet 9 2 3 2 3 19
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 3-3 1-1 1-1 1-1 1-1 8-8
Bastisjet
Sekuestrimet 1 1

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, veprën penale: Trafikim i sasive jo të vogla nga banda e sanksionuar sipas seksionit 30a (1) të Ligjit Gjerman për Lendet narkotike, seksionit 78 (1), (3), 78c ( 1 ) të Kodit Penal të Republikës Federale të Gjermanisë, vepra penale të cilat janë të inkriminuara edhe sipas Kodit nr 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( 267 lidhur me nenin 277) inkriminim i dyfishtë.

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,  një (1) person për veprat penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,  një (1) person për veprat penale “Mashtrimi”, një (1) person për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,  dhe  tre (3) persona për veprën penale “Dhuna në familje”

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi  për shkak të veprës penale  “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një  (1) personi për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

 

 

 

 

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet e dy (42) aktakuza kundër dyzet e tre (43) personave, për veprat penale si në vijim:

Shtatë (7) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrëmbimi”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprat penale “Vrasja e rëndë” e mbetur në tentativë, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Manipulimi me prova” dhe veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi për vepër penale  “Mashtrimi”

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi për vepër penale  – “Dhunimi.

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi për vepër penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”

Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’ Kanosja’’ .

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave , për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave

psikotrope dhe analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Vjedhja”.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, të përfshirë në të njëjtin rast.

Njëri prej të miturve është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa tjetri për veprën penale “Sulmi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope

ose analoge”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Grabitja“, si dhe dy (2) persona, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Grabitja“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë sekuestruar tridhjetë e tri (33) kartela që janë shfrytëzuar për lojëra të fatit, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndalur në kohëzgjatje prej dyzetetetë (48) orëve një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulmi ”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.