Raphinha prezantohet si lojtari i Barcës: Është një nder i madh të jem këtu

Sulmuesi brazilian, Raphinha ka folur si lojtari më i ri i Barcelonës. Raphinha para pak ditësh është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Barcelonës, ndërsa sot është prezantuar në ‘Camp Nou’, përkrah presidentin Joan Laporta. Braziliani tha se është një nder për të që do të jetë pjesë e Barcës dhe shpreson që do…

Sport

15/07/2022 16:43

Sulmuesi brazilian, Raphinha ka folur si lojtari më i ri i Barcelonës.

Raphinha para pak ditësh është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Barcelonës, ndërsa sot është prezantuar në ‘Camp Nou’, përkrah presidentin Joan Laporta.

Braziliani tha se është një nder për të që do të jetë pjesë e Barcës dhe shpreson që do ta rikthejnë Barcelonën e dikurshme.

“Është një nder i madh të jem këtu. Jam mirënjohës që mund të vij këtu, të vesh këtë fanellë. Kam shumë idhuj që kanë kaluar këtu dhe kanë bërë historinë.

Nëse mund të bëj gjysmën e asaj që ata kanë bërë, do të jetë shumë për mua. Është një ëndërr fëmijësh kjo që po përjetoj. Do të bëj çmos që ta ndihmoj Barçën që të bëhet sërish Barça e dikurshme”, ishin fjalët e brazilianit.

Raphinha ishte afër të transferohet tek Chelsea, por dëshira e tij e vetme ishte të luajë në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/