Ranocchia pritet të largohet nga Inter në fund të sezonit

Inter janë gati të ndajnë rrugët me qendërmbrojtësin Ranocchia.

Sport

12/04/2022 14:01

Drejtori i skuadrës së Inter ka njoftuar qendërmbrojtësin Andrea Ranocchia se nuk do të shfrytëzojnë opsionin për vazhdimin e kontratës, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi do të largohet nga klubi i Inter gjatë verës dhe duhet të kërkojë për një skuadër të re që të vazhdojë karrierën e tij.

34 vjeçari kaloi më shumë se 11 vite me skuadrën ‘Zikaltër’, por këtu do të marrë fund aventura e tij në ‘Meazza’.

Ranocchia ka kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, me opsionin për të vazhduar kontratën deri në vitin 2023, por Inter nuk do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Ranocchia kaloi tek Inter në vitin 2011, nga Genoa. Me Inter ka shënuar 14 gola në 225 ndeshje. /Lajmi.net/