Ranocchia mbetet në Inter
Mbrojtësi Andrea Ranocchia do ta vazhojë kontratën e tij me skuadrën e Inter.
Sport
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Ranocchia do të mbetet pjesë e ‘Nerazzurëve’ dhe ka nënshkruar kontratë të re të vlefshme deri në Qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi së fundmi është lidhur me një largim nga “Giussepe Meazza”, por ka vendosur të qëndrojë përkundër faktit që nuk po konsiderohet si opsion për formacionin startues.
33- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi vetëm 9 paraqitje me fanellën e Inter në të gjitha garat, duke bërë një asistim, ai ishte kryesisht zëvendësus i treshes mbrojtëse Andrea Bastoni, Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij. /Lajmi.net/
Done deal and confirmed! Andrea #Ranocchia will stay at #Inter. Extended his contract until 2022. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 24, 2021