Ranieri përgjigjet nëse do t’i blejë lojtarëve pica, nëse mban portën e paprekur ndaj Liverpoolit
Claudio Ranieri u emërua menaxheri më i ri i Watford javën e kaluar, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare, për të bërë edhe një rikthim në Ligën Premierë pas disa eksperiancave të kaluara siç i kishte me Chelsean, Fulham e Leicester, duke shkruar histori me këta të fundit.

Sport
Kthim prapa kur Ranieri ishte pjesë e Leicesterit me të cilët fitoi titullin e ligës në kampanjën 2015-16, në prag të një ndeshje të rëndësishme të ‘dhelprave’ e cila ishte ndaj Stoke Cityt, tekniku italian kishte deklaruar që ai do t’i shërbente me pica të gjithë lojtarët pas ndeshjes nëse do të arrinin të mbanin portën e paprekur ndaj skuadrës kundërshtare.
Siç duket gazetarët anglez nuk e kanë harruar këtë zakon të italianit, dhe ai është pyetur nëse do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën, nëse do të mbajë portën e paprekur ndaj Liverpool, në ndeshjen e tij debutuese me ‘hornets’.
69-vjeçari e mori me shaka përgjigjen, duke theksuar se pica do të ishte një gjë e vogël, dhe se ai do t’i shpërblente me nga një darkë lojtarët e tij, nëse ata do të mbanin portën e paprekur ndaj Liverpoolit.
Ranieri tha: “Jo pica. Unë paguaj për darka (qesh). Nëse ne mbajmë portën e paprekur, pica është shumë pak. Jo, jo, vetëm darkë”, e përfundoi tekniku italian përgjigjien me një humor të mirë.
“No pizza – I’ll pay for dinner!” ??
Claudio Ranieri is already providing incentives for his Watford players ahead of their clash with #LFC this weekend…?
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 13, 2021
Kujtojmë që Ranieri pas largimit nga Leicester, ishte në skuadrat si Nantes, Fulham, Roma, Sampdoria e tani do të jetë pjesë e Watford. /Lajmi.net