Ramush Haradinaj për kapjen e Nicolas Maduros: Mesazh i fuqishëm për sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë globale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar rastin e kapjes së presidentit venezuelian Nicolas Maduro, duke e cilësuar si një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara dhe një dëshmi të qartë se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit të ligjit. Në postimin e tij, Haradinaj thekson se Shtetet e…

Lajme

03/01/2026 19:50

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar rastin e kapjes së presidentit venezuelian Nicolas Maduro, duke e cilësuar si një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara dhe një dëshmi të qartë se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit të ligjit.

Në postimin e tij, Haradinaj thekson se Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump, riafirmojnë vendosmërinë për të mos toleruar regjime që mbijetojnë përmes lidhjeve me krimin e organizuar ndërkombëtar. Ai e përshkruan këtë veprim si një mesazh të fuqishëm për përgjegjësinë globale, transmeton lajmi.net.

“Kosova ka qëndruar dhe duhet të vazhdojë të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave dhe parimeve demokratike, si dhe pranë aleatëve të saj strategjikë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten garant i lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar,” shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kapja e Nicolas Maduros përbën një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një dëshmi të qartë, të pakundërshtueshme, se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit të ligjit.
Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump, riafirmojnë vendosmërinë e tyre për të mos toleruar asnjë regjim që mbijeton përmes sponsorizimit, bashkëpunimit apo partneritetit me krimin e organizuar ndërkombëtar, duke dërguar një mesazh të fuqishëm për përgjegjësi globale.
Kosova ka qëndruar dhe duhet të vazhdojë të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave dhe parimeve demokratike, si dhe pranë aleatëve të saj strategjikë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten garant i lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar./lajmi.net/