Ramush Haradinaj për ish-krerët e UÇK-së: Kosova është me ta dhe që sot i shpallë të pafajshëm

Ramush Haradinaj, deputeti i Kuvendi të Kosovës njëherësh një nga emrat kyç të UÇK-së për lirinë e Kosovës është nisur për në marshin për liri bashkë me gruan, djalin, kreun e Aleancës Ardian Gjini dhe shumë bashkëpunëtorë. Haradinaj ka deklaruar se numri i madh i qytetarëve sot në shesh ua bën të ditur ish-krerëve të…

Lajme

12/09/2026 13:27

Ramush Haradinaj, deputeti i Kuvendi të Kosovës njëherësh një nga emrat kyç të UÇK-së për lirinë e Kosovës është nisur për në marshin për liri bashkë me gruan, djalin, kreun e Aleancës Ardian Gjini dhe shumë bashkëpunëtorë.

Haradinaj ka deklaruar se numri i madh i qytetarëve sot në shesh ua bën të ditur ish-krerëve të UÇK-së në Hagë se Kosova është me ta dhe se i shpallë të pafajshëm.

Haradinaj tha se të njëjtit duhet liruar dhe se vendimi i Hagës duhet të jetë lirues.

“Kjo është shprehje e vetëdijës së lartë kombëtare së pari dhe një bindje e plotë që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë e pastër dhe ka vetëm një vendim të drejtë shpallja të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë. Sot populli i Kosovës edhe njëherë ua konfirmon atyre dhe i shpallë të pafajshëm, pra e gjithë kjo prezencë, gjithë ky vullnet pa dallim përkatësie i shpallë të pafajshëm”, tha ai./Lajmi.net/