Ramush Haradinaj do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja, e konfirmojnë nga AAK
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim konsultativ partitë politike. Ky takim siç e kanë thënë nga Presidenca, do të mbahet me të enjten me 15 maj, shkruan lajmi.net. Në këtë takim do të marr pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim konsultativ partitë politike.
Ky takim siç e kanë thënë nga Presidenca, do të mbahet me të enjten me 15 maj, shkruan lajmi.net.
Në këtë takim do të marr pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.
“Po kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja”, ka thënë Xhemaili.
Në këtë takim e kanë konfirmuar se do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. /Lajmi.net/