Ramush Haradinaj bën homazhe në Reçak: Duam drejtësi, e vërteta është e pandryshueshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varreve të Kompleksit Memorial në Reçak. Haradinaj kërkoi drejtësi për viktimat duke thënë se e vërteta e Reçakut është e pandryshueshme. “E para që na duhet ta themi është se duam drejtësi, diçka që na takon me të drejtë për të kërkuar. Ende nuk ka drejtësi…

Lajme

15/01/2025 09:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varreve të Kompleksit Memorial në Reçak.

Haradinaj kërkoi drejtësi për viktimat duke thënë se e vërteta e Reçakut është e pandryshueshme.

“E para që na duhet ta themi është se duam drejtësi, diçka që na takon me të drejtë për të kërkuar. Ende nuk ka drejtësi për Reçakun dhe për shumë masakra në Kosovë. Është absurde kjo gjendje qe të mos ketë drejtësi dhe të mos nxirren para gjyqit ata qe i kanë kryer këto krime. I përjetshëm kujtimi për martirët e Reçakut, e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht, liria ka ardhur falë gjakut dhe sakrificës, gjithsesi edhe falë ndihmës së aleatëve tanë, NATO-s prirë nga Amerika”, tha ai.

Në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, po vendosen lule pranë varreve të 45 civilë e shqiptarë.

Gra, fëmijë e të moshuar u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ëilliam ëalker.

Të gjitha të dokumentuara, por Serbia ende e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës.