Të Infektuar: 58.687

Të Shëruar: 51.337

Të Vdekur: 1.471

Ramush ​Haradinaj kujton lirimin nga Haga

14:11 | 29 Nentor 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar lirimin e tij nga çdo akuzë që rëndohej drejt tij, për luftën e UÇK-së nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Ai ka thënë se tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së.

‘Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi, tha Haradinaj.

‘Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n’, shtoi ai.

Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, që po përballen sot me drejtësi në Hagë.

rA‘Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen. Historia shkruhet vetëm një here, ka shkruar Haradinaj në Facebook.