Ramsey kërkon 4 milionë euro për t’u larguar nga Juventus

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey po hap telashe për skuadrën e Juventus.

Sport

23/06/2022 10:48

Juve nuk kalkulon në shërbimet e Aaron Ramsey, i cili sezonin e kaluar e luajti në huazim te Rangers.

‘Zonja e Vjetër’ do të ishte në favor të një shkëputjeje të kontratës, por për Ramsey gjërat qëndrojnë ndryshe.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Ramsey kërkon 4 milionë euro për terminimin e kontratës, përcjell lajmi.net.

Mesfushori iu bashkua Juventusit si transferim i lirë nga Arsenal në verën e vitit 2019.

Që atëherë, ai ka regjistruar vetëm 70 paraqitje me ‘Biankoneri’, duke gjetur gjashtë gola dhe gjashtë asistime. /Lajmi.net/