Ramsey i ofrohet Tottenhamit

Aaron Ramsey pritet të largohet nga Juventus.

Sport

14/06/2020 13:15

Vetëm një sezon pasi u transferua te Juventus, Aaron Ramsey pritet të përgatit valixhet për t’u larguar nga Torino.

Mesfushori uellsian nuk ka bindur me paraqitjet e tij, duke bërë kështu që ai të vihet në listën e shitjeve.

Madje, sipas raportimeve të medieve italiane, Ramsey i është ofruar skuadrës së Tottenham Hotspur, transmeton lajmi.net.

Juve ka bërë këtë propozim për londinezët  në mënyrë që edhe të heqin dorë nga paga 400 mijë funtëshe për javë e uellsianit.

‘Zonja e vjetër’ nuk e lë lojtarin të ikën në formë huazimi, por do të pranojë vetëm transferim permanent. /Lajmi.net/