Ramsdale mund të startoj ndeshjen e ardhshme kundër Norwich
Portieri i ri i transferuar në afatin kalimtar veror tek Arsenali, Aaron Ramsdale po shpreson për një fillim të shpejtë me Arsenalin, duke filluar që nga loja e ardhshme.
Sport
Ramsdale, 23 vjeç, u ka thënë miqve se ai mendon se Mikel Arteta do t’i drejtohet atij për ndeshjen e së shtunës në Norwich pasi Leno pësoi pesë gola ndaj Manchester City fundjavën e kaluar.
Ndërkohë klubi paraprak i Ramsdale, Sheffield United do të ‘fërkojë duart’ pasi në këtë rast do të përfitonin një bonus shtesë të vendosur në kontratë mes klubeve, kurdo që Ramsdale do të bëhej gardiani i parë i portës së “Gunners”.
E ardhmja e portierit gjerman Leno ka qenë nën një qendër të vëmendjes më të ashpër se zakonisht javët e fundit.
29-vjeçari mohoi se ishte duke kërkuar për një largim veror, por Inter Milan thuhet se është i interesuar ta transferojë atë falas në fund të sezonit.
“Football.london” sugjeron se ish-portieri i Bayer Leverkusen nuk është “i gatshëm” të zgjasë kontratën e tij me “Gunners” pasi i skadon kontrata në verë.
Tre humbje, asnjë gol i shënuar dhe nëntë të pësuar i lënë ata nën Norwich dhe Wolves në diferencën e golave.
Leno ka filluar çdo ndeshje me Arsenalin në Premier Ligë deri më tani këtë sezon, në të tre humbjet e deritashme.
Në anën tjetër Ramsdale debutoi në Kupën Carabao duke e mbajtur portën e paprekur në fitoren 6-0 të ekipit të tij ndaj West Brom në kuadër të raundit të dytë të Kupës. /Lajmi.net