Ramsdale heroi i Arsenalit, pritja e fundit ishte kryevepër
Skuadra e Liverpoolit ka arritur një barazim ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të në Premier League. Në stadiumin “Anfield” ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2, shkruan Lajmi.net Tre gola u shënuan gjatë pjesës së parë. Ishin mysafirët që fillimisht shënuan dy gola të shpejtë për 0 me…
Sport
Skuadra e Liverpoolit ka arritur një barazim ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të në Premier League.
Në stadiumin “Anfield” ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2, shkruan Lajmi.net
Tre gola u shënuan gjatë pjesës së parë. Ishin mysafirët që fillimisht shënuan dy gola të shpejtë për 0 me 2, me: Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus.
Në fundin e pjesës së parë, “The Reds” ngushtuan epërsinë e mysafirëve, me golin e Momo Salah. Në pjesën e dytë u shënua veç një gol dhe ishte Boby Firmino që shënoi me kokë në minutën e 87’të për ta barazuar rezultatin.
Në fundin e ndeshjes, portieri i Arsenalit bëri një pritje në formë heroi dhe shpëtoi ekipin e tij nga humbja.
RAMSDALE WITH ONE OF THE SAVES OF THE SEASON! #LIVARS pic.twitter.com/vYKVBM4ZyD
— The Premier League Club (@TPLCSports) April 9, 2023
Me këtë barazim, Arsnali mbetët në pozitën e parë me 73 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë Manchester City (67) që ka një ndeshje më pak. Kurse Liverpooli në pozitën e 8-të me 44 pikë.