Ramos: Nëse Messi nuk do ishte te Barcelona do fitonim shumë më shumë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur lidhur me rivalin, yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

08/04/2021 14:15

Spanjolli do mungojë në “El Clasico” këtë të shtunë, shkaku i lëndimit, derisa edhe mungesa e Raphael Varane, nënkupton që në ‘zemrën’ e mbrojtjes së “Los Blancos” do jenë dyshja Eder Militao dhe Nacho Fernandez, përcjellë lajmi.net.

Para super përballjes, Ramos tha se po të mos ishte argjentinasi te Barcelona, Reali do fitonte shumë trofe.

“Kemi vuajtur shumë nga Messi ndër vite, ndoshta nëse nuk do ishte te Barcelona, ne kemi mundur të fitojmë edhe më shumë”, tha ai.

“El Clasico” zhvillohet në “Alfredo di Stefano” me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/