Ramos mori hapa kundër dhimbjes, në mënyrë që të paraqitet kundër Bilbaos

Sergio Ramos kishte marrë hapa kundër dhimbjes në mënyrë që të mos humbasë ndeshjen ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinale të Supercopa de Espana.

Sport

15/01/2021 15:43

Para ndeshjes me Athletic Bilbao, u raportua se Nacho ishte duke u nxehur dhe se Sergio Ramos nuk do ta fillonte ndeshjen siç ishte paralajmëruar, transmeton lajmi.net.

Por, si duket spanjolli nuk e kishte ndërmend të dilte nga loja, në fakt ai ishte njëri nga lojtarët me paraqitjen më të mirë në fushë, dhe se Nacho hyri në lojë, por jo në vend të tij, por në vend të Raphael Varane i cili doli nga loja shkaku i një lëndimi.

Por, sipas “Marca”, Ramos kishte pirë hapa kundër dhimbjes dhe kishte vazhduar lojën. Nuk dihet nëse ky vendim i kapitenit do të mund ta dërgojë atë drejt një lëndimi më serioz sesa ishte parashikuar paraprakisht.

Mbetet të shikohet se çfarë shkalle të lëndimit ka marrë Ramos, dhe a do të jetë serioz apo jo. Kujtojmë që veterani spanjoll nuk ka rinovuar ende kontratën me “Los Blancos”./Lajmi.net/