Ramos ka një lajm të keq për Barcelonën para “El Clasicos”
Sergio Ramos ka thënë se skuadra e tij është e obliguar të fitojë "El Clasicon" ndaj Barcelonës.

Sport
Sergio Ramos ka detyra të qarta për Real Madridin para “El Clasicos” me Barcelonën.
Kapiteni i “Los Blancos” ka thënë se skuadra e tij është e obliguar të fitojë duelin për shkak të disavantazhit ndaj Barcelonës në renditjen e La Ligës.
“Jemi të obliguar si kurrë më parë që ta fitojmë El Clacison”, deklaroi Ramos për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.
Real Madrid pret Barcelonën në Santiago Bernabeu të shtunën me fillim nga ora 13:00. /Lajmi.net/