Ramos i thotë Perezit: Më paguaj dhe largohem

Florentino Perez kishte shkuar në zhveshtoren e Real Madridit, menjëherë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sport

07/03/2019 15:37

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ishte i nervozuar me lojtarët e skuadrës, pas eliminimit nga Ajaxi që e pësuan në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i skuadrës spanjolle u kishte thënë lojtarëve që duhet të ju vinte turp për eliminimin nga gara më e rëndësishme në Evropë për klube.

“Turp, duhet të ju vije turp”, u kishte thënë Perez lojtarëve të Real Madridit, përcjell lajmi.net.

Sergio Ramos ishte tejet i nervozuar nga eliminimi, ndërsa është shfryer në presidentin e tyre.

“Më paguaj dhe do të largohem.”, ka thënë kapiteni, duke e mbyllur debatin me nervoz edhe pse nuk luajti në ndeshjen e dytë pasi ishte i suspenduar. /Lajmi.net/