Ramos: E kemi rikthyer atmosferën në skuadër

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se tashmë ata kanë rikthyer atmosferën e mirë në këtë skuadër, e cila ishte humbur nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Sport

24/12/2014 10:12

Sergio Ramos ka thënë se skuadra e tij e ka rigjetur atmosferën e mirë, të cilën e kishte humbur nën drejtimin e trajnerit portugez, Jose Mourinhos.

“2014 ka qenë një vit fantastik për neve. Jo vetëm sepse kemi fituar trofe, por mënyrën sesi i kemi fituar ato”, tha Ramos.

“Ancelotti e ka mbajtur secilin lojtar në një nivel shumë të lartë. Skuadra tashmë ka rigjetur gjërat që i kishte humbur. Në këtë skuadër, ekziston një respekt shumë i madh për të gjithë”, përfundoi spanjolli.