Ramos do ta humb ‘ribashkimin’ me Real Madrid – mungon nesër shkaku i lëndimit

Sergio Ramos do ta humb ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Real Madrid.

Sport

14/02/2022 14:50

Qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e Paris Saint Germain në kuadër të 1/16-ës së finales, kundër Real Madrid.

Lojtari do të mungojë si një pasojë e lëndimi, nga i cili nuk arriti dot të rikuperohej me kohë.

Kështu bën të ditur një njoftim zyrtar nga skuadra e PSG, ku thuhet se lojtari do të ‘rivlerësohet’ gjatë javës tjetër.

“Sergio Ramos do të vazhdojë punën e tij individuale për dëmtimin muskulor. Një rievaluim i situatës do të bëhet brenda javës”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Ramos në dhjetor deklarohej se shorti kundër PSG është një short që ngjallë emocione për të.

Megjithatë, ai nuk do të mund të përballet me ish-skuadrën – së paku jo në ndeshjen e parë, e cila luhet nesër me fillim nga ora 21:00./ Lajmi.net/