Ramos dhe 17 lojtarët e tjerë të Realit që nuk do të shiten nga Zidane
Se Real Madrid ka kaluar një sezon për t’u harruar, e dinë të gjithë.

Sport
‘Los Blancos’ e nisën sezonin me Julen Lopetegui, për ta vazhduar me Santiago Solarin, dhe për ta mbyllur me Zinedine Zidanen.
Si rrallë herë, Real Madrid humbi shpresat për trofe në të gjitha garat që nga muaji mars, kur nga Liga e Kampionëve u eliminua nga skuadra e Ajax.
Vera e vitit 2019, do të jetë verë e ndryshimeve te Real Madrid, që do të pasohet me disa prurje të mëdha.
Emri kryesor që do t’u bashkohet ‘Los Blancos’ është Eden Hazard, ylli belg i Chelsea.
Pavarësisht këtyre, Zinedine Zidane është i prirë të mbajë një pjesë të skuadrës, përfshirë edhe kapitenin Sergio Ramos.
34 vjeçari, së bashku me 17 lojtarë të tjerë, po konsiderohen të pashijshëm nga Zidane, së paku deri më tani.
Thibaut Courtois, Dani Carvajal , Alvaro Odriozola , Sergio Ramos, Nacho, Raphael Varane, Marcelo, Eder Militao, Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric, Fede Valverde, Lucas Vazquez, Marco Asensio, Karim Benzema, Vinicius Jr dhe Rodrygo./Lajmi.net/