Ramiz Kelmendi premton 100 vende të reja të punës në Pejë (Foto)
Zëvendëskryeministri i vendit, Ramiz Kelmendi, sot ka vizituar një objektit prodhues të pastave dhe biskotave në Zahaq të Pejës.

Lajme
Ai ka premtuar se shumë shpejt do të krijojë mbi 100 vende të reja pune në rajonin e Pejës, shkruan lajmi.net.
“Vizitë objektit prodhues të pastave dhe biskotave në Zahaq të Pejës, që pritet të funksionalizohet në dhjetor të këtij viti. Investimi në këtë projekt kap shumën e dhjetëra miliona eurosh dhe do të krijojë mbi 100 vende të reja pune në rajonin e Pejës”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /Lajmi.net/