Ramiz Kelmendi del me një njoftim për fermerët

Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka ftuar fermerët të cilët po dëmtohen për shkak të koronavirusit për bashkëpunim.

Lajme

05/04/2020 21:59

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai tha se të gjithë ata që për shkak të mbylljes së tregjeve nuk po mund të shesin prodhimet e tyre, do të mund të arrijnë marrëveshje me Elkos Group ETC.

Shkrimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Ndoqa sonte në  T-7 shqetësimet e fermerëve! Ndaj, dua ti ftojë të gjithë ata fermerë të  cilët kanë produkte bujqësore, e qe kanë përdorur tregun e gjelbërt  për ti shitur ato, (Tregu tanimë  është i mbyllur, për shkak të masave) që të paraqiten në telefonin e ‘Elkos Group-Etc’  për të gjetur format e bashkëpunimit të menjhershëm. Numri pa pagesë i kontaktit për fermerë; 0800 30 300 dhe në këtë numër prezantoni sasitë dhe numrin e telefonit tuaj me shënime pasuese, dhe më pas do ftoheni nga personat përgjegjës të kompanisë tonë!

Me respekt;

Ramiz Kelmendi.