Ramadani: VV ka shkelur Kushtetutën, duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar Kuvendi

Analisti Burim Ramadani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila shpalli të pavlefshme të gjitha seancat parlamentare të mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik. Ramadani ka akuzuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton lajmi.net “Nuk ka më…

Lajme

08/08/2025 13:07

Analisti Burim Ramadani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila shpalli të pavlefshme të gjitha seancat parlamentare të mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik.

Ramadani ka akuzuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton lajmi.net

“Nuk ka më qartë: Avni Dehari e ka shkelë Aktgjykimin. Votimi duhet të jetë veç i hapur – që do të thotë se VV e ka shkelë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shkroi ai në një postim në rrjete sociale.

“1. Avni Dehari e ka shkelë Aktgjykimin
2. Votimi duhet të jetë veç i hapur – dmth VV e ka shkelë Kushtetutën dhe Aktgjykimin
3. ⁠Për një kandidat mund të votohet deri në 3 herë!
Më pastër e më shqip s’ka! Ndrrojeni kandidatin ju shkelësit e Kushtetutës! Tash duhet ta ndrroni, por me turpin e shkeljes së Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutese!”, shkroi ai në postimin e tij./lajmi.net/